Njerëz që shemben përtokë dhe vdesin rrugëve : Çfarë po ndodh me koronavirusin në Kinë?!

E gjithë vëmendja botërore është përqendruar te virusi vdekjeprurës, që ka prekur Kinën, duke shënuar deri më tani 26 viktima.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të tmerrshme, që tregojnë njerëz që shemben përtokë në rrugët e qytetit kinez, që cilësohet si vatër e koronavirusit.

Është “Daily Mail” që publikon një video të tmerrshme nga qyteti Wuhan, ku shihen njerëz të shtrirë në tokë, të tjerë që mbahen nga mjekët, apo të tjerë që bien në tokë.

Lloji i ri i koronavirusit, një sëmundje e ngjashme me SARS që sulmon sistemin e frymëmarrjes, ka lënë 26-të viktima dhe ka infektuar 800 persona në të gjithë botën, duke u kthyer në një alarm botëror.