A ka ndonjë person në këtë botë që mund ti japë fund çështjes “Leo Messi apo Cristiano Ronaldo” ? Nëse jo, nuk duhet të shqetësohemi më për këtë gjë pasi një superkompjuter mundi ta bëjë këtë.
Dy më të mirët e futbollit bashkëkohor por mbase dhe të historisë, kanë një numër të jashtëzakonshëm të fansave përkatës. Numri i Topave të Artë për secilin nga dy yjet ishte 5 për secilin, deri në momentin që Leo e fitoi për herë të gjashtë këtë trofe, duke u bërë lojtari i cili e ka fituar këtë çmim më shumë se kushdo tjetër në historinë e futbollit.
Sporza raporton se profesorët në universitetin KU Leuven dhe ekspertët e të dhënave në SciSports kanë dalë me një formulë për të vendosur se kush është lojtari më i mirë. Profesori Jesse Davis shpjegoi se si funksionon sistemi i tyre, duke thënë: “Vlera e një futbollisti shpesh përcaktohet nga golat dhe asistet e tij. Një gol është një ngjarje e rrallë, për arsye se në një ndeshje kryhen mesatarisht 1.600 veprime të ndryshme. Modeli ynë shikon çdo veprim, gjuajtje, pasime, driblime, dhe e llogarit vlerën e lojtarit.”
Duke përdorur të dhënat nga të dy lojtarët që prej fillimit të sezonit 2013/14 derisa Ronaldo u largua nga La Liga për t’u bashkuar me Juventusin në fund të sezonit 2017/18, kompjuteri tregoi që ylli i Barçës është lojtari më i mirë. Sipas vlerësimit të veprimeve duke vlerësuar mundësitë e patura për shënim, Messi doli i përfshirë në 1.21 për ndeshje ndërsa Ronaldo me vetëm 0.61 . /apel.media