Një “super Partizani-Tirana”, por asnjë fitues!/ Muçi i mohon fitoren të kuqve në kohën shtesë

Partizani flirtoi me fitoren në derbin kundër Tiranës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1. Një ndeshje që nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi 5 futbollistë të “Demave” janë me COVID-19, ndërsa Adolfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli.

Pjesa e parë pati vetëm dyluftime të ashpra në fushën e blertë, por mungoi goli. Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe me më shumë raste drejt portave kundërshtare. Ekipi vendas gjeti rrjetën me Cordeiron. Braziliani shënoi në minutën e 76′ pas një gabimi në mbrojtje të bardhebluve.

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në favor të “Demave”, Muçi vendosi barazpeshën në të 90’+2′. Një rrjetë që mund të vendosë shumë në fund të sezonit. 24 herë kampionët e vendit vazhdojnë me rezultate pozitive në derbi dhe mbajnë kryesimin.