Një shtet e rihap kufirin me Shqipërinë, fluturimet nisin që nga dita e sotme

Austria ka hequr bllokimin e fluturimeve për shkak të koronavirusit me 18 vende duke filluar nga dita e sotme.

Avionët lejohen të ulen përsëri nga të gjitha shtetet, por ata që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të tregojnë një test PCR negativ.

Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti u ndaluan të zbarkojnë që nga 16 korriku.

Para kësaj, Britania e Madhe, Suedia, Portugalia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Kina dhe Irani ishin futur në listën e ndalimeve.

Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpriti heqjen e ndalimeve të fluturimeve, gjë që do të çonte në një ndryshim të fluksit të udhëtimit dhe do të dëmtonte Austrinë si një vend biznesi dhe turizmi.