Një shqiptaro- amerikan për ambasador në Mal të Zi

Ambasadori ri amerikan në Mal të Zi-, një shqiptaro-amerikan, Begzat Azem Aliu.

Begzat Azem Aliu, ky do jetë shqiptaro-amerikani qe do drejtoje politiken amerikane ne Malin e Zi, me vendim te presidentit amerikan, Joe Biden.

Për shqiptarët nuk është emër i panjohur. Jo vetëm për origjinën e tij shqiptare dhe gjuhën që vazhdon të flasë rrjedhshëm, por ka shërbyer në vitet 2010 në ambasadën amerikane në Tiranë në marrëdhëniet me publikun.

Aliu ka një karrierë të gjatë tanimë në Shërbimin e Jashtëm. Më së fundi, Aliu shërbeu si i ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA në Budapest. Përpara kësaj detyre, mbante atë të zv.shefit të misionit në Poloni deri në vitin 2021. Më parë, punoi si Konsull Gjeneral në Krakoë dhe ka marrë Honoris Gratia Medal, nderimi më i madh për këtë qytet për avancimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike mes SHBA dhe Krakoë.

Ka mbajtur më parë detyrën e zv.shefit të misionit në Podgoricë dhe Oficeri i marrëdhënieve me median në Shqipëri, në vitet 2010 kur ka filluar dhe karrierën e tij në diplomacinë amerikane.

Aliu është diplomuar për mjeksi në Universitetin e Prishtinës dhe ka një master për Strategic Studies në US Army Ëar College2010 në Pensilvani.

Bix Aliu është një njohës shumë i mirë i gjuhës malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqiptare.