Një revoltë ndaj situatës në të cilën gjendet sot biznesi dhe rasti Katiaj

Ka ngjallur reagime në ambjentet e biznesit një letër e hapur e Kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi.

Neranxi e quan situatën e sipërmarrjeve private sot, një katastrofë !

“Gjithçka është përqendruar në pak duar, ata të cilët punojnë dhe ndajnë paratë më politikanët” – shkruan ai dhe akuzon Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për braktisje të interesave të biznesit.

“Nuk ngre asnjehere problemet qe po falimentojne biznesin. Nuk flet per cmimin e larte te energjise, karburantit, gazit, ujit, per tarifat dhe taksat e larta qe po na marrin frymen. I ndodhur në konflikt të fortë interesi, ai ka zgjedhur t’i shërbejë vetes, duke mos i bërë as oponencën më të vogël pushtetit. Nikolini dhe Edi janë sot në një muaj mjalti të vërtetë, që nuk po mbaron kurrë, për aq kohë sa paraja shkon në drejtimin e duhur dhe mbi kurrizin tonë. Nuk mund të lejojmë që ta marrin peng një grusht të korruptuarish”  – shkuan Neranxi në adresën të kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka.

Një nga reagimet më të debatuara ka ardhur nga Elisabeta Katiaj, e cila u votua pak kohë më parë si kryetare e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

“I gjithe biznesi kerkon ndryshim” – thotë Katiaj dhe shton:

“Më votuan ne pozicionin e Kryetares se Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise pasi donin nje njeri te punoje per ta, donin ndryshim dhe per te fundit here te mos votonin per tekat dhe interesat e askujt. Kur fitova me rezultat te ndjeshem pashe fytyren e zverdhur te disave. U habita. Mendova pse duhet ta marrin humbjen e ketij pozicioni jete a vdekje.

Perfundimisht u organizuan zgjedhje jo legjitime pa miratim asambleje, pa miratim gjykate per te riperseritur ato. Ndryshuan kandidatet, me hoqën edhe nga lista e kandidateve. Morën me presion biznese per te votuar. Dhe lanë ne detyrë Ines Muçostepen që biznesi nuk e njeh fare”.

“Vetem nga fondet e BE-se (IPA) rreth 11 mln eur per sistemin e dhomave dhe bashkepunetoret e tyre nderkombetarë! Të pamonitoruara, dhe pa perfitim nga asnje sipermarres i dhomes apo i asamblese se unionit.Asnje bilanc i miratuar per 5 vjet, shpenzime te pamiratuara per 5 vjet, dypunesim kur ligji ka detyrim me kohe te plote pozicionin e kryetarit, moszbatim i asnje dispozite per blerjet. Vetem gjej fatura dhe likujdo”.

Po roli i qeverisë? Katiaj thotë se Ministria është mbikqyrëse por ka heshtur.

“Dhomat dhe Unioni ne nivel mujor sipas udhezimit te Ministrit te fundit duhet te raportojne per aktivitetet dhe per situaten ekonomiko-financiare cdo muaj ne Ministrine pergjegjese per Tregtine. Asgje nga keto nuk eshte respektuar. Dhe ajo cka eshte me e rendesishmja, diplomacia ekonomike. Keta kryetarë, marrin pjese ne cdo tryeze nderkombetare vetem ne zbatim te interesave personale. Nuk ka strategji te politikes nderkombetare per bashkepunim ekonomik nga Dhomat dhe Unioni. Nuk ka nje axhende te miratuar vjetore sipas interesit rajonal, dhe shume te tjera. Me pak fjale, nuk ka asgje. Sado te mundohemi me shoqata dhe institute e fondacione, perfaqesimi primar eshte i tyre si ente publike” – shkruan kryetarja e votuar e Dhomave, por që nuk e mori detyrën.

Zgjedhjet për kryetaren e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

Po çfarë po ndodh aktualisht me zgjedhjet për kryetaren e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

“Sot vijon gjyqi. Nderkohe qe prapesimet e Ministrise jane: Ne nuk kemi leshuar as urdher dhe as vendim. (Pasi vendimmarrja i perket asamblese) Nderkohe Unioni thote se ka zbatuar nje urdher te Ministrise. Une jam sot legjitimisht e zgjedhur dhe ato po mbajne perfaqesimin me dhune duke demtuar akoma me shume gjithcka.

Me keqardhje per te sotmen, por me shpresen se do te funksionoje sistemi i drejtesise per te ndryshuar dhe per ti dhene nje format realisht ne funksion te rritjes dhe zhvillimit te biznesit por edhe ne funksion te permiresimit te klimes per investime te reja. Jo se jam une zgjidhja, dhe as zgjedhja e shkelqyer; por ndryshim pa diksutim që po” – thotë Katiaj.

Rasti Katiaj ka ngjallur shumë debate në ambjentet e biznesit. Edhe Neranxi e pranon:

“Tronditese keto qe thoni! Une e kam degjuar rastin tuaj! Padyshim qe keto organe jane te kapura sepse nuk jane me zeri i shqetesimeve dhe problemeve te biznesit por vetem I interesave te kryetareve. Nese Ju jeni nje person jashte ketyre interesave, nuk do iu a bejne rrugen te lehte. Por ju siguroj se Ju dhe cdo individ tjeter me integritet, do te kete mbeshtetjen e anetareve te Shoqates se Tregtareve qe une drejtoj, me rreth 12000 deri tani, dhe timen personalisht. Duam ndryshim! Mjaft u tallen ne kurrizin tone” – përgjigjet biznesmeni i njohur./GazetaDITA