Nga Dr.Zef Preçi/ Një raport ndërkombëtar që duhet vlerësuar seriozisht

Nga Zef Preçi

Sapo eshte publikuar raporti i Bankes Boterore i njohur si “Doing Biznes/Te berit Biznes” qe perfshin 190 vende/ekonomi te botes, ndermjet tyre edhe Shqiperia. Ky raport publikohet rregullisht prej vitit 2003 fillimisht me 5 grupe treguesish, ndersa raporit i porsabotuar eshte me analitik dhe perfshin 11 grupe te tilla, si dhe analizon ne menyre krahasuese kuadrin rregullator te biznesit/sipermarrjeve  te vogla dhe te mesme (SME). Treguesit e perdorur ne Raportin e 2020 jane: Fillimi i një biznesi; Ballafaqimi me lejet e ndërtimit; Sigurimi i energjisë elektrike; Regjistrimi i pasurisë; Marrja e kredisë; Mbrojtja e investitorëve të pakicave;p Pagesa e taksave; Tregtimi përtej kufijve; Zbatimi i kontratave; Zgjidhja e falimentimit dhe Punësimi i punëtorëve.

Nepermjet matjes se kostos financiare dhe te kohes se shpenzuar behet e mundur sigurimi i nje informacioni krahasues profesional mjaft te dobishem, te cilin vendet e ndryshem e perdorin per te rishikuar politikat qe ndjekin si dhe per te vleresuar  performancen e institucinoeve qe ofrojne sherbimet e tyre ndaj komunitetit te biznesit. Dmth ky raport siguron tregues sasiorë për rregullat ligjore te nevojshme për fillimin e një biznesi, per marrjen e lejeve të ndërtimit, sigurimin e energjisë elektrike, regjistrimin e pronës, marrjen e  kredive bankare, mbrojtjen e investitorëve me origjine pakicat, pagimin e taksave, tregtimin jashte vendit, zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe zgjidhjen e ceshtjes se falimentimit. Nepermjet ketyre treguesve qe lidhen me gjithe ciklin e jetes se biznesit, por edhe te treguesve  te tjere si ato per fuqine puntore, etj., nepermjet ketij dokumenti behet e mundur qe te rishikohen, plotesohen dhe permiresohen rregullat ne fuqi per nje kuader ligjor më efikas; ofrohen standarde të matshme për reformat e ndermarra nga qeveria; dhe vete raporti sherben edhe si nje  burim për boten akademike, gazetarët, studiuesit të sektorit privat dhe të tjerë të interesuar për klimën e biznesit në vend.

Duke qene se kam ndjekur ne vijimesi publikimin e ketij raporti dhe indekse te tjerat e ngjashme ne vite, gjej rastin te theksoj se mangesia kryesore e ketij raporti qendron ne faktin se mbeshtetet kryesisht ne aspektin dokumentar (supply side) dmth ne ate cfare ofron qeveria, si dhe ne opinionet here-here edhe subjektive te eksperteve. Keshtu ne rastin e vendit tone, psh gjate dekades se fundit qeverite kane qene pergjithesisht te ndjeshme ndaj kritikave te institucioneve financiare nderkombetare dhe kane tentuar t’i perkthyer keto kritika ne veprimtarine e perditshme qeverisese. Per fat te keq, ky nuk eshte rasti aktualisht, kur qeveria vazhdon me nje qendrim tejet arrogant ndaj cfaredo kritike ekonomike te brendshme dhe te jashme, gje qe nuk mund te mos coje ne shterrimin e investimeve serioze me origjine vendet e Bashkimit Europian, ne perkeqesimin e klimes se biznesit, ne veshtiresimin e punesimit, si dhe ne braktisjen e vendit nga qytetaret Shqiptare per shkak edhe te humbjes se shpreses per nje te ardhme me te mire brenda tij. Eshte rasti te kujtoj kritikat e perseritura ndaj perdorimit abuziv dhe korruptiv te partneritetit publik privat, te kontratave koncesionare qe kane sjelle deformime serioze ne shendetesi, ne infrastrukturen rrugore, ne nxjerrjen dhe shfrytezimin e burimeve ne naftes e gazit, ne sektorin minerar, por edhe rritjen e riskut makro-ekonomik sa i takon borxhit upblik, etj. Duke gjykuar nga aspekti i partnereve lokale te projektit, apo eksperteve te perfshire ne pergatitjen e raportit ne fjale, cmoj se pavaresisht konsiderates individuale per disa syresh, jam dyshues per pavaresine profesionale te shume prej tyre, gje qe me con ne konkluzionin se gjendja reale e klimes se biznesit per sipermarrjet e vogla dhe te mesme ne vendin tone eshte edhe me problematike se sa paraqitet ne raportin ne fjale.

Me keqardhje ne “Doing Business 2020” vihet re perkeqesimi i klimes se biznesit ne vendin tone. Keshtu, në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione ne krahasim me një vit më parë./apel.media