“Një prej heronjve të mjekësisë”/ Rama uron kryeinfermieren që iu shërben pacientëve me COVID-19: Edhe 100 Ana!

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen publikisht një prej infermiereve që iu shërben të sëmurëve me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se kryeinfermierja e Infektivit, Ana përballet me kurajë dhe guxim të pashoq me armikun e padukshëm e të pabesë, dukee cilësuar një prej heronjve të mjekësisë.

Postimi nga Kryeministri Edi Rama:

#EDHE100 ANA💐
Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.

#EDHE100 ANA💐Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 26. September 2020