Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të urës së Bardhajve të njësisë Rrethina. Një person i paidentifikuar ka përplasur një fëmijë të moshës 1 vjeç.
Ishte drejtuesi i një mjeti të tipit “Benz” ai i cili e dërgoi fëmijën në spitalin e Shkodrës, duke thënë se e ka parë në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë.
Spitali nuk e ka idenë për identitetin e fëmijës dhe as për prindërit, ndërsa është njoftuar policia e Shkodrës për ngjarjen e rëndë./apel/al