“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë. Artistja Tinka Kurti teksa ndau kujtime me Kabashin u përlot dhe tha...
“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë
Foto: “Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja Tinka Kurti teksa ndau kujtime me Kabashin u përlot dhe tha se një aktor si ai nuk përsëritet më.

Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”,  u shpreh e përlotur artistja në emisionin Frontline.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti.