Në ligjin veterinar në nenin 86 është  e parashikuar qartë,  medikamentet veterinare të importuara në Republikën e Shqipërisë  duhet të jenë të regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Europian ose të jenë të shoqeruara me certifikatën EMA.

Ky ligj nuk respektohet!

Në Shqipëri vërshojnë prej 27 vitesh, kompani nga Kina e Paraguai nga Jordania e Egjipti, të cilat prodhojnë  medikamente kafshësh për vendet të botës së tretë, që vuajnë  akoma nga uria dhe ku nuk ka asnjë lloj standarti. Kujtojmë që Shqipëria ka investuar miljona euro për rrjete laboratorike të cilat sot janë inekzistente.  Laboratori i kontrollit të medikamenteve në ISUV, nuk është gjë tjetër  veç  një karakatinë e cila nuk ka më as dritare, e jo më të kryejë analiza të kontrollit të medikamenteve veterinare .

Shteti po na vret çdo ditë nga pak!

Edhe pse të gjitha istancat më të mëdha në botë si Oie, Obsh po përpiqen të  reduktojnë  konsumin e antibiotikëve tek kafshët për përdorim mishi dhe jo vetëm, në Shqipëri vazhdon te lulëzojë shitja e medikamenteve pa kriter në të gjitha farmacitë veterinare të vendit, a thua se po shitet  “keku ëmbëlsirë”.
Vetëm nëse ndalesh dhe bën një veprim të thjeshtë matematikor ku llogarit sasinë  e prodhuar ne vend të produkteve shtazore, të krahasuar me numrin  e popullsisë  të  cilët konsumojnë  këto produkte, sasia e medikamenteve që marrim nga këto produkte është disa herë më e madhe se vet numri I popullsisë.

Përmendim këtu shtete si Hollanda apo Danimarka që kjo e fundit exporton ne EU 30 000 000 derra në vit ku vetëm fal përpjekieve të tre viteve të fundit, ka ulur me 30% konsumin e medikamenteve veterinare në vendin e saj falë politikave shtrënguese dhe ngarkesave fiskale !

 

Por vendi ynë është i vetmi në Europë, më keq se edhe shteti I Ganës në Afrikë që ka lëshuar  “kaçakçe”  shitje të medikamenteve veterinare që janë  vrasëse për shëndetin e njerzëve , pa u krahasuar edhe me medikamentet  humane .

 

Mjafton një shembull i thjeshtë .

Nëse një fermë konsumon antibiotik pa kriter, i gjithë qumështi ,mishi ,peshku etj do të infekstojnë organizmin e njeriut dhe kujdo njeriu që ushqehet nga kjo fermë, në mënyrë jo koshiente.

Mjafton kaq të kuptojmë sa të rrezikuar jemi cdo ditë nga mungesa e një kontrolli të sigurt shtetëror edhe nga manaxhimi i një shteti “kaçak” fjala e cila ka vetem nje kuptim  atë të vjedhjes  dhe vrasjes së miliona qytetarëve.

Sot askush nuk mban përgjegjësi dhe të dëshmojë këtë fakt me të kundërtën për aq kohë san ë farmacitë veterinare të këtij vendi shiten më shumë ilaçe për kafshë sesa është numri I popullsisë, pa kurrëfarë mbikqyrje nga institucionet përkatëse të ministrisë në një kohë kur ministria e politikave të mbrojties së bujqësisë dhe blegtorisë nuk ka as veteriner të përgjithshëm apo një person përgjegjës të mbajë llogari për këtë katrahurë shëndetësore.

Në këtë vend sado I pasur apo I varfër të jesh nga konsumi I ushqimit shtazor të pakontrolluar, njëlloj do ta gjesh vdekjen pasi nuk ke asnjelloj mundesie t’i shmangesh vrasjes nepermjet marrjes te substancave farmakologjike nga konsumi I produkteve shtazore.

Shtresa më e rrezikur  janë popullsia në qytete dhe më keq fëmijët, të cilët për arsye moshe e pesojnë më keq marrjen pa kriter të substancave veterinare nëpermjet ushqimeve shtazore .

Mjafton të shikoni farmacitë veterinare në çdo cep të vendit dhe do kuptoni qartë se sa lehtë dhe në radhë fermerët shqiptarë blejnë supstancat e vdekjes kur në një shtet normal do ishte një nga blerjet më të vështira, pasi nuk mund të futet në derën e farmacisë asnjë fermer . Nga ana tjetër çdo veteriner, do të duhej t’a mendonte mirë para se te merrte giximin të trajtonte një kafshë e cila mund të prodhojë qumësht duke mos pasur një shëndet të mirë.

Shto ketu edhe politikat favorizuese të shtetit, I cili nën lobimin e komanive mostra që bëjnë xhiro disa miljona euro ne vit kane arritur jo vetëm të stimulojnë vrasjen e shëndetit të qytetarëve të këtij vendi por edhe kanë prishur për herë të parë që nga koha e Zogut sistemin veterinar shqiptarë .
Askush në asnjë qeveri,  nuk ka menduar që po të ulësh tvsh e importit të ushqimit për kafshë soje, misër ,bërsi luledjelli etj mund të stimolosh prodhimin blegtoral por përkundrazi e ngarkojnë me barra fiskale sa munden, veçse për supstancat veterinare të lobuar nga kompanitë me fitime marramendëse kanë menduar t’i bëjnë tvsh 0% praktike unike në Shqipëri ku shteti stimulon konsumin e medikamenteve dhe nuk mendon për konsumin e ushqimit të kafshëve.

Në çdo television gëlon politika  dhe çdo analist “brroçkullit”  gjëra pa kurrëfarë  vlere për publikun , askush nuk e di , që sa të flaës për tema që nuk kanë aspak rëndësi për jetën e fëmijëve të tyre është mirë të flaës  tre minuta në vit për problemin që po vret ata edhe fëmijët e tyre pa I kuptuar fare.
Çdo ditë dëgjojnë që vdiq dikush nga kanceri vdiq edhe dikush tjetër nga arresti kardiak, vdiq edhe dikush nga infakti dhe një tjetër dëgjohet të thotë që si u be kështu kjo punë, po shkojnë njerzit si kur i ka kap sëmundja e pulave, por nuk kuptojnë që pulat po na “vrasin” të gjithëve nga pak sikurse mishi , peshku, vezët ndërsa shteti mban koferenca dhe predikon për një vend me produkte “Bio”.