Një lajm i rëndësishëm vjen për gratë shtatzëna që udhëtojnë drejt Amerikës

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të kufizojë “turizmin për lindje” të grave, të cilat shkojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, të cilat kanë qëllim të sigurojnë letrat për foshnjet e tyre që lindin në tokën amerikane.

Sipas rregullores së re të Departamentit amerikan të Shtetit, grave shtatzëna që aplikojnë për viza turistike mund t’u kërkohet të ofrojnë arsye specifike për udhëtim përveç lindjes.

Aktualisht, asnjë ligj amerikan nuk u ndalon grave udhëtimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara, ndonëse me raste zyrtarët u kanë kërkuar vizitorëve të tregojnë nëse kanë të holla të mjaftueshme për të mbuluar procedurat mjekësore nëse ndodh diçka e tillë gjatë udhëtimit.

Një zyrar i Departamentit të Shtetit ka thënë përmes një deklarate se rregulli i ri synon të adresojë rreziqet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë aktivitetin kriminal, të lidhur me idustrinë për vizitë në SHBA, vetëm për qëllim të lindjes.

Statistikat nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojën se rreth 9,300 fëmijë kanë lindur në Shtetet e Bashkuara nga nëna që jetojnë jashtë shtetit më 2017./apel.media