Një kumtim brilant mbi nocionin e dashurisë për mëmëdheun nga Fadil Sahiti

PËR DASHNINË E RREJSHME QË KEMI PËR MËMËDHEUN Sa herë që vijnë përvjetorët e kombit dhe shteteve tona, ne shqiptarët çohemi në këmbë dhe bëjmë ‘be dhe rrëfe’ se e duam tokën mëmë shumë. Të gjithë e bë...
Një kumtim brilant mbi nocionin e dashurisë për mëmëdheun nga Fadil Sahiti
Foto: Një kumtim brilant mbi nocionin e dashurisë për mëmëdheun nga Fadil Sahiti

PËR DASHNINË E RREJSHME QË KEMI PËR MËMËDHEUN

Sa herë që vijnë përvjetorët e kombit dhe shteteve tona, ne shqiptarët çohemi në këmbë dhe bëjmë ‘be dhe rrëfe’ se e duam tokën mëmë shumë. Të gjithë e bëjnë këtë, nga politikani deri tek bariu. Por, shtrohet një pyetje e thjeshtë, si është e mundur që përkundër kësaj ‘dashnie pa kushte’, shtetet tona vazhdojnë të jenë më të korruptuarat, më të pazhvilluarat, më të pasigurtat në rajon dhe më gjerë?

Se mos ndoshta ne shqiptarët kemi një problem të madh me nocionin e dashnisë. NUK MUND t’i thuash dikujt që të dua dhe nga ana tjetër të mos lësh asnjë gur pa lëvizur për ta vjedhur, zhvatur, gjymtuar! Si ka mundësi që ne që e duam kaq shumë shtetin tonë, shansi i parë që na jepet ia mbathim, ikim, ikim diku në Evropë, Angli dhe Amerikë, e harrojmë ‘dashninë’?

Këto shtete që kemi, të shtrira për tokë siç janë, janë krijuar falë idealistëve, ndonëse të paktë në numër. Numri i atyre që vjedhin, zhvasin dhe keqqeverisin shtetet tona është pakrahasueshëm më i madh. Këtë ushtri zhvatësish e udhëheqin politikanët, të gjithë, djathtas e majtas; sepse janë të gjithë kleptokratë, me vetëdije ‘desperado’. Por, nuk jemi pa faj as ne, qytetarët e thjeshtë.

E vertetë, tani shtetet tona nuk janë të fuqishme dhe pothuajse rrallë janë në shërbimin tonë. Por, përderisa i kemi, kemi edhe shpresën se një ditë gjërat do të ndryshojnë, ndoshta një ditë do të bëhemi pjesë e botës perëndimore, e një bote të qytetëruar. Deri atëherë, dhe gjatë gjithë kohës, nuk duhet të harrojmë kurrë se: ne që jetojmë këtu, nuk kemi shtete reservë, andaj duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!

Urime dita e flamurit, Shqiptarë!