Një Kim Kardashian pa grim dhe veshur sportive

Fotot e Kim Kardashian e veshur me një kostum sportive ngjyrë gri me atlete dhe mbi të gjitha pa grim, po bëjnë xhiron e rrjetit.

39 vjeçarja sexy është fotografuar teksa po dilte nga zyra e burrit të saj Kanye West, ku mesa duket po kujdesej për biznesin e tyre.

Përveç pamjes së saj aspak normale nga çfarë fansat janë mësuar të shohin, ajo që bie në sy është fytyra natyrale e pa grimuar e Kim, e cila ka lënë pa fjalë edhe kalimtarët e rradhës.

Kim vërtetoi edhe një herë që është një ikonë e bukurisë jo vetëm e veshur class dhe e grimuar por edhe në ditë normale e veshur me tuta, atlete dhe pa make-up./apel.media