Një javë pa sistem TIMS, vendi zonë e lirë për krimin

Mediat lajmërojnë se ka rënë sistemi TIMS, I cili shënjon cdo person që del jashtë vendit duke ushtruar kështu kontroll edhe mbi persona që mund të jenë në kërkim. Mediat komentojnë se Teatri dhe sistemi TIMS janë iktima të interesit publik.  

Fadromat dhe mjetet e shkatèrrimit kanë masákruar dhe rrjetin e serverave, ushqyesve të tyre (ups) dhe linjës, duke e bërë sistemin qendror të menaxhimit të informacionit TIMS, një kafaz bosh jashtë funksionit, shkruajnë portalet. Prej një jave, qoftë në Ministri, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Rinas apo pikat e tjera të kalimit kufitar, pajisjet janë një kaòs, një rrëmùjë, e cila i bën doganat, pikat e hyrje-daljeve, një gardh pa roje dhe pa sistem.

Përpjekjet e shumta për të rikuperuar deri të dielën paradite, kanë qenë të dështuara.

Alármi që ka përfshirë pòlicinë e shtetit, veçanërisht atë kufitare, duket tashmë se ka futur në ngërç shërbimin që nuk po gjen dot rrugëdalje, shkruan Televizioni Shijak tv. Teksa mësohet se përpjekjet për të marrë kompaninë e huaj dhe rregulluar defektin e shkatèrrimit, nuk kanë rezultuar me sukses. Një kontratë e mbaruar dhe një mosdakordësi në një marrëveshje të re, e kanë shtuar rrëmujën më tepër. Kjo ka hapur një biznes të ri për atë pjesë të pòlicisë së implikuar dhe kontigjent i rrjeteve kríminale.

Në të tilla raste kalimi i kufirit në të dy anët në ardhje dhe ikje, është një biznes i majmë për personat me rekorde kríminale. Mjafton një kuotë e natyrisht e majme financiare dhe vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot, personin e kërkuar

Në të tilla raste  mund të jenë dhe të dyshuarit si terroristë, të cilët kapërcejnë pragun e aeroporteve, porteve, e kufijtë tokësor, duke shkuar në destinacionet e tyre dhe duke qenë një kèrcënim i rèndë për sigurinë dhe rendin.

Ministria apo Drejtoria e Përgjithshme e Pòlicisë së Shtetit nuk kanë mundësi dhe potenciale të mjaftueshme për të identifikuar persona të mundshëm për t’u ndaluar thjesht me sy të lirë. Së paku janë të detyruar të vulosin pasaportat e atyre që hyjnë dhe dalin, sikur të gjithë janë në rregull. Lákmia e fadromave për t’i bërë qejfin shefit, që të shembej sa më shpejt Teatri e pláçkitet prona, kanë bërë shembjen e menjëhershme të investimit më të rendësishëm të sigurisë, kontrollorit TIMS.