Gjergji Kajana –
Nën organizimin e Dhomës së Biznesit tëDiasporës (DHBD), në 14 shtator u zhvillua nëTiranë samiti i katërt i grave të diasporësshqiptare. Ndarë në tre panele tematike (përfshirja e grave të diasporës në politikë, ekonomia digjitale, promovimi i brand-it “Made in Albanians”) eventi regjistroi pjesëmarrjen e përfaqësuesish qeveritarë e parlamentarëshqiptarë dhe profesionistesh të shumta nga bashkësia kombëtare me banim jashtë vendit. Duke vendosur në pah aktivizmin e shqiptarëve tëintegruar në botë zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo deklaroi se “diaspora përbën mekanizimin më të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar të promovimit të imazhit dhe interesave të vendit tonë, krahas atij ekonomik”.
Në ndjekje të një roli përmes krijimit tëndërveprimeve me operatorë ndërkombëtarë dhe lehtësuar në gjetjen e hapësirave promovuese prej statusit të Shqipërisë si një ekonomi ballkanike nëzhvillim (dinamizëm ky me baza në investimet e forta në infrastrukturë e energji dhe flukse turistike në rritje), bashkësia e sipërmarrësve globalë shqiptarë ka gjetur një entitet përbashkues në Dhomën e Biznesit të Diasporës, themeluar në2019 nën shtysën institucionale ndaj marrëdhënieve me diasporën nisur në 2017-n.Firmat ekonomike anëtare të Dhomës përfshijnë, mes të tjerash, sipërmarrje të sektorëve tëpasurive të paluajtshme, produkteve tekstile e ushqimore dhe prodhimi të softuerëve. Misioni i Dhomës na sintetizohet prej zv/presidentes Elisabeta Katiaj në tre objektiva afatgjatë: integrimi i biznesit shqiptar atje ku operon, partneritet me synim thithjen e investimeve tëhuaja direkte përmes rrjetit të sipërmarrësve shqiptarë në diasporë, bashkëpunim institucional për të nxitur projekte të përbashkëta në funksion të zhvillimit lokal. Në Itali DHBD ka hyrë nëkontakte në rajonin e Lombardisë dhe – asistuar nga shoqëria e konsulencës së biznesit Kreston – me partnerë ndërveprimesh për të thelluar njohjet me aspektin ligjor të investimeve në vendin fqinj; në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë nëAthinë ka nisur dialogu me realitetet sipërmarrëse shqiptare në vendin helenik. Diaspora shqiptarepërfshihet aktivisht në projekte për rritjen e kompetencave vepruese të vendlindjes; këto programe drejtohen nga ente të specializuara nëthellimin e ndërveprimeve si IOM e GIZ (Agjencia gjermane e Bashkëpunimit Ndërkombëtar). Duke pasur bazë Italinë, në 2018-2021 IOM organizoinjë program që synonte, mes të tjerash, nxitjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri përmes diasporës, profesionistë të së cilës u angazhuan edhe në fuqizimin e aftësive të përfaqësive diplomatike shqiptare në këtë vend fqinj. Në këtëkuadër DHBD u përfshi në zbatimin e një skemetransferimi të njohurive bujqësore në Shqipëri, projekt zhvilluar bashkë me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC), IOM Albania e Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Tiranë. Në bashkëpunim me GIZ DHBD po punon për ndërtimin e një database tëburimeve ekonomiko-profesionale të diasporës shqiptare, projekt për të cilin Katiaj pohon se ështënë program përfshirja e donatorësh e partnerësh të mundshëm të tjerë për ta realizuar.
Në kuadrin e networking ndërkombëtar DHBD ndërvepron me Diplomatic World Institute (DWI), i pranishëm në samitin e 14 shtatorit me drejtuesen Barbara Dietrich, gjithashtu CEO e revistës Diplomatic World. Mbartës i rregullave tëtregut të lirë, DWI përbën një ent ndërlidhjeje mes botës së biznesit e asaj administrative. Bashkëpunimi mes dy entiteve ështëndërmjetësuar nga sipërmarrësja Ermelinda Hajdari, qytetare belge e shqiptare dhe themeluese në 2019-n e agjencisë së konsulencësAngLe Agency. Anëtare e WDI e këshilltare e DHBD, në samit Hajdari lajmëroi nisjen e njëprogrami formues drejtuar startup-eve udhëhequr nga gra për t’i pajisur me kompetenca për thithjen e fondeve të BE-së ose atyre private. Nisma do të jetë fryt i bashkëpunimit mes DHBD, DWI e Fondacionit Finnova, i cili ka specializim në mbështetjen ndaj sipërmarrjeve. Sipërmarrësja na jep më tepër detaje mbi projektin: “Në program gratëpjesëmarrëse do të njohin modele të reja sipërmarrjeje, mundësi që të jenë në kontakt me zhvillimet më të fundit në botën e biznesit. Njohuritë e fituara do t’i ndihmojnë të digjitalizojnësipërmarrjet e tyre”. Gjatë ndërhyrjes në panelin e ekonomisë digjitale Hajdari solli në vëmendje fuqizimin ekonomik femëror duke marrë shtysënga teknika Six Thinking Hats (Gjashtë Kapele Menduese), metodologji e zgjidhjes së problemeve përpunuar nga psikologu Edward De Bono (1986) dhe mundësuese e shndërrimit të energjive emocionale në krijueshmëri.
Në përfundim të samitit objektivat përfshijnëangazhim nga DHBD e institucionet shqiptare për arritje marrëveshjesh më të detajuara pune, promovim të vazhdueshëm të diplomacisëekonomike dhe fuqizim të rrjetit bashkëpunues tësipërmarrjes femërore. Nevoja për rritjen e kompetencave të kapitalit njerëzor shqiptar fiton vlerë të shtuar në një kuadër ekonomik kombëtar përshkuar nga rritja e flukseve turistike dhe mbarëvajtje e eksportit, dëshmuar kjo nga rritja e tij me 72% në zonën e shkëmbimit të lirë CEFTA(që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e Moldavinë) në periudhën 2018 – 2022. Këto pika tërheqjeje e dëshmi të fuqisë prodhuese kombëtare kanë nevojë të integrohen me përmirësim të thithjes së aftësive nga punëtorët dhe shtim të numrit, cilësisë e pagesës së kësaj fuqie punëtore. Në këtë kuadër zgjerimihorizontesh hyrja tek network-et globale përbënnevojë të menjëhershme projektimi afatgjatë tësipërmarrjes shqiptare dhe veprimtaritë e DHBD fotografojnë një prirje në këtë drejtim tëkonsolidueshëm.
(Artikulli origjinal, shkruar nga Gjergji Kajana, është botuar italisht në 18 shtator 2023 në median italiane Lanterna Web)