“Një deputet do të vritet”, Braho: Informacioni sekret profesional

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i ftuar në emisionin ’Frontline’ foli për deklaratat e tij para protestës së 8 janarit, ku paralajmëroi se do të kishte viktima dhe se një deputet në protestën që do të mbahej në selinë blu do të vritej.

Ai theksoi se deklarata e tij frenoi një akt dhunë duke shtuar se ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës.

Po ashtu më tej shtoi se “Deklarata ime parashikoi dhe frenoi një akt dhunë që ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës. Fakti që disa përfaqësi diplomatike, duke pasur parasysh edhe ambasadën amerikane paralajmëruan shtetasit e vet, që të mos afroheshin në afërsi të ndërtesës ishin shumë kuptimplota të ngjarjes që pritej. Populli thotë se lajmësi nuk dorëzohet.