Një automjet i tonazhit të rëndë përmbyset në aksin Librazhd-Përrenjas

Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në aksin Librazhd-Përrenjas.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

Mësohet se shoferi ka qenë duke kryer një manovrim të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, teksa ka humbur kotrollin.