Një 35-vjeçar austriak hyn në restorant, rrëmben një thikë dhe plagos katër persona

Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit në Vjenë- Austri. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se kanë mbetur të plagosur katër persona nga sulmi.

Deri tani policia “nuk e konsideron” të mundshëm një motiv politik apo fetar.

Sipas mediave vieneze, një 35-vjeçar austriak ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite , ka rrëmbyer një thikë dhe ka lëvizur kundër klientëve, të cilët nxituan të largoheshin nga zona.

Ai i ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët.
Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është kapur nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.