Një 28-vjeçar shqiptar mësohet se ka rënë në prangat e policisë greke. I riu akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
28 vjeçari u kap nga policia në Halkidiki, pasi është kapur me kokainë dhe kanabis, lëndët narkorike që dyshohet se e shpërndante në zonë.
Shqiptarit në banesë iu gjetën 5.3 gram kokainë, 8.7 gram kanabis të papërpunuar dhe dy peshore elektronike , të cilat iu sekuestruan si dhe dy celularë dhe 300 euro. Autori u referua në Prokurorinë e Halkidikit për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.