Një 27 vjeçar nga Shkodra dhunon gruan në lokal

Nje 27-vjecar është arrestuar nga policia, pasi dhunoi ish-bashkëshorten në lokal. Ngjarja ndodhi në lagjen Vasil Shanto të Shkodrës.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”.