Një 12-vjeçare është larguar nga banesa në lagjen nr.4 në Durrës. E ëma kërkon ndihmë

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës. Ka qenë nëna e saj e cila ka denoncuar zhdukjen e të miturës prej datës 17 Maj. E ema e vajzes ka treguar se e bija është larguar nga banesa e gjyshes pas mesnatës.

“Kur u zgjuam në mëngjes vajza ishte larguar nga dritarja”, thotë nëna ndërsa bën me dije se kanë denoncuar në polici por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Deklarata e nenes ne media:

“Jam nje nene nga Durresi, kam nje hall shum te madh, me eshte zhdukur vajza 12 vjecare nga shtepia qe ne te gdhire te se dieles, ne daten 17 maj  te javes se kaluar.. Doja ta publikoja nepermjet jush me inicialet e vajzes I. V. Ju lutem ju lutem shum publikoheni.”, shkruan ajo.