“Nismë përçarëse dhe përjashtuese”/ Meta sulmon “Open Balkan”

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar “Open Balkan” një nismë përçarëse dhe përjashtuese.

Me një reagim në Facebook, Meta shkruan se Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues.

Kjo deklaratë vjen pasi ditën e sotme është mbajtur takimi i radhës i “Open Balkan” ku kryeministri Edi Rama tha se se as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/440274597467781