Nisma “Thurje” prezantohet si parti. Takimi është zhvilluar në zoom

Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të nismës “Thurje” kanë bërë ditën e sotme një prezantim të partisë.

Sot është prezantuar skuadra dhe idetë me të cilat Nisma Thurje do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për shkak të pandemisë, takimi është  zhvilluar ndryshe, me pjesmarrje virtuale nëpërmjet platformës Zoom ku qindra simpatizantë morën pjesë aktive sikur të ishim në një sallë të madhe.

Sipas Hajdarit, pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

 “Ne themi pse është e pasur Norvegjia dhe ne jo, si mund të jetë i varfër një vend me dy dete? Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara. Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.