Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK Frida Krifcën: Ka abuzuar me fondet e BE-së

Dje Frida Krifca u shkarkua si ministre e Bujqësisë, dhe sot nisma “Thurje” e ka kallëzuar në SPAK për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian. “Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të pa...
Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK Frida Krifcën: Ka abuzuar me fondet e BE-së
Foto: Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK Frida Krifcën: Ka abuzuar me fondet e BE-së

Dje Frida Krifca u shkarkua si ministre e Bujqësisë, dhe sot nisma “Thurje” e ka kallëzuar në SPAK për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian.

“Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në histori ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet.

Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europë”,– tha Shabani.