“Nisma e Luleve” pastron liqenin në Shkodër nga gomat e makinave

Tashme eshte bere routine per te rinjtë e Nismës se Luleve te pastrojne ujrat e lumenjve, liqeneve, e deteve nga mbetjet urbane. Pas perfundimit te pastrimit te detit Jon, ” Nisma e Luleve” zbarkoi ne Shkodër. Av. Adriatik Lapaj, njofton se u pastruan 136 goma duke e çuar numrin total në 1622.

Reagimi plote :

Nadja mirë prej Shkodret!

Sot me ekipin e Nismës së Luleve dhe miqtë e Eko Mendje vazhduam aksionin nr. 20 të pastrimit të tabanit të detit dhe liqeneve tona.

Sot ishim në Shkodër. Pastruam 1 prej kanaleve që lidhen me liqenin e Shkodrës. Me seoznin e shirave këto goma do të përfundonin në liqen.

Bashkë me organizatën e të rinjve shkodran Eko Mendje pastruam 136 goma duke e çuar numrin total në 1622.

Qëllimi është ndërgjegjësimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare në zgjidhjen e këtij problemi me ndërhyrje ligjore dhe monetare. Do i’a dalim. Opo i jemi qepur e nuk e lëmë…

Falenderoj Eko Mendje për gadishmërinë! Veçanërisht mikun tim Mirsad Basha.

Falenderoj Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin! Veçanërisht nën/Kryetarin Z. Ardit Qylybyli që na u bashkua në aksionin e ditës së sotme!