“Nisma e bukur e familjeve shqiptare”, Rama poston foto nga flamujt që valëviten në ballkonet e shqiptarëve

Në prang festave të nëntorit kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga nisma që kanë marrë qytetarët për të valëvitur flamurin në ballkonet dhe dritaret e tyre.

Ai ka postuar në rrjetet sociale disa nga foto ku shihet flamuri që valëvitet në disa ballkone, teksa shkruan se është një nismë e bukur e familjeve shqiptare.

“Mirëmëngjes me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan Rama krahas fotove.