Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Besnik Muçit, nga KPA.
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, i cili u shkarkua ditën e sotme nuk e ka pranuar largimin nga detyra.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Pas takimit me Ilir Metën, Nishani tha për mediat se nuk është e drejtë që Muçi të lëshojë zyrën, por duhet të qëndrojë si anëtar i Kushtetueses.
“Parlamenti duhet të hetojë veprimtarinë e KPA. Veprimet e Komisionit të Posaçëm të Apelimit bien ndesh me Kushtetutën. Duhej të ndërpritej vettingu për Muçin në momentin që ai nuk ishte më prokuror, kur u emërua nga presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”,- u shpreh Nishani./apel.media