Nishani për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në PD: Skualifikimi u bazua në këto kritere

Kreu i Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka zbuluar procesin e ndjekur për përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për mediat, ish presidenti tha se përzgjedhja e tyre është bërë përmes plotësimit të disa pikave, duke treguar dhe kriteret ku është bazuar skualifikimi nga ana e komisionit të vlerësimit. Ai ka theksuar se një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. 

“Metodologjia është përzgjedhur nga kriteret e bëra nga Këshilli kombeëtar. Me kritere janë formularët e prezantimit të kandidatëve. Është vlerësuar formimi qytetar, shoqëror intelektual politik i secilit prej kandidatëve. çfarë lidhjesh kontaktesh dhe relacionesh ka me zonën ku është propozuar. Më pas performanca e tij në ecurinë e tij, Arsimi i lartë dhe pasuniversitar. Karriera.

Një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. Shqyrtohej pasuria që kanë deklaruar dhe burimi i kësaj pasurie. Raportet që kanë pasur me ligjin gjatë gjithë jetës së tyre. Kriter i rëndësishëm qëndrimet dhe relacionet që vinin nga strukturat e PD. Padyshim që kemi shqyrtuar me një realizëm sa më afër. ky ka qenë dhe kompleksi i kritereve.” – u shpreh Nishani.