Nishani demaskon kandidatet për Kushtetuesen/ “2-3 zonja kanë marrë 4 në provim të Magjistraturës”

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërkohë që komentonte emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tha se dy ose tre zonja kanë marrë 4 në provimin e magjistraturës.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Nishani deklaroi se njerëzit që pretendojnë të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese janë të pakualifikuar.

“Dy apo tre zonja që në jetën e tyre private mund të jenë shumë të nderuara, kanë vajtur dhe kanë marrë 4 në provimin për magjistraturën, nuk janë kualifikuar dhe nuk kanë hyrë dot në shkollën e magjistraturës. Nëse ne shqiptarëve i themi që në reformën në drejtësi, dërgohen në gjykatë kushtetuese ato që nuk kanë fituar dot shkollën për t’u bërë gjyqtarë, ç’mund të presin shqiptarët.

Këta nuk kanë marrë dot 5. Shkojnë në Kushtetuese me një listë me 3 veta, për tre vende. Ajo që ka qenë e shkëlqyer dhe është emëruar gjyqtare gjatë administratës socialiste, e është përplasur në aktivitetin e saj me konflikte të mëdha interesi kur ka qenë në KED, sot ka zero pikë nga njerëz, që janë zgjedhur politikisht”,- është shprehur Nishani./apel.media