Nishani akuza Bashës: Hiqet sikur mbron standartet e demokracisë para amerikanëve, ndërkohë që vjedh vota brenda partisë së tij

Ish-kreu i Kuvendit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani ka akuzuar Luzlim Bashën duke e cilësuar hipokrit dhe fyes i demokracisë. Sipas Nishanit, Basha hiqet sikur mbron standardet demokratike para përfaqësuesve nga SHBA ndërohë që vjedh vota brenda partisë.

Ky reagim i Nishanit vjen pas deklaratës që Basha bëri për mediat pasi priti delegacionin amerikan.

“Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane. Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij”, shkruan Nishani.