Nis shembja objekteve pa leje tek Kepi Rodonit/ IKMT: Operacioni do të zhvendoset përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit

IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës.4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit.Burime nga IKMT, bëjnë me dije se ky operacion do të zhvendoset më tej përgjatë gjithë vijës b...
Nis shembja objekteve pa leje tek Kepi Rodonit/ IKMT: Operacioni do të zhvendoset përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit
Foto: Nis shembja objekteve pa leje tek Kepi Rodonit/ IKMT: Operacioni do të zhvendoset përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit

IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës.
4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit.
Burime nga IKMT, bëjnë me dije se ky operacion do të zhvendoset më tej përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

“Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë.”- deklaron Inspektorjati.