Nis seanca në Kuvend, pritet konstituimi i Komisioneve Parlamentare

Prej orës 17:00 ka nisur punimet Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e tretë për këtë legjislaturë të re. Tashmë nën drejtimin e Lindita Nikollës dhe betimit të 140 deputetëve të rinj do të konstituohen dhe Komisionet Parlamentare.

Sot do të zyrtarizohen përbërjet e 8 komisioneve të përhershme parlamentare, nga të cilët 5 drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Po ashtu do të zgjidhen dhe emrat e deputetëve të rinj që të jenë pjesë e byrosë së Kuvendit dhe sekretariatet.