Nis procesi i vettingut për punonjësit e Policisë së Shtetit/ Ja kush është i pari në listë

Siç dihet ditën e sotme do të nisë vettingu për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të vazhdojë me seancat dëgjimore të vlerësimit kalimtar të të gjithë punonjësve.

Sipas informacioneve, të parët që do të kalojnë procesin e vettingut janë Oltion Shehu, Shefi i Sektorit të Ankesave, SHÇBA dhe  Adriatik Ago Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Ditën e sotme në orën 12:00 trupa e Vlerësimit do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj, të cilat do të rivlerësojnë Oltion Shehun.

Ndërkohë që me datë 8 nëntor pritet të dalë përballë trupës së vlerësimit kalimtar  Adriatik Ago, i cili do të rivlerësohet nga nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko.

Pavarësisht se ishte njoftuar se i pari do të përballej me ligjin e vettingut ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi është filluar me punonjës të tjerë të policisë./apel.media