Nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Rama: Sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve

Ka nisur mbledhja mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se sot do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme. “Do kishim dashur t’ju prisnim me diel...
Nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Rama: Sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve
Foto: Nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Rama: Sfida e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve

Ka nisur mbledhja mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se sot do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme.

“Do kishim dashur t’ju prisnim me diell. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë. Ky është takimi i 7 i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas dy vitesh, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e janë vënë në vijë. Një pjesë janë në rrugën e zbatimit, dhe një pjesë janë zbatuar. Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin.’- tha Rama.