Nis kursi për asistentët zjarrfikës në Akademinë e Sigurisë

Në Akademinë e Sigurisë nisi sot kursi i parë për trajnimin e punonjësve zjarrfikës, të nivelit bazë. Pjesë e kursit janë 20 zjarrfikës, nga shërbimi i Bashkisë Tiranë dhe Kamzë.

Përgjatë 2 javëve, ata do të zhvillojnë trajnim teorik të ndërthurur me praktikë, për taktikat e ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit, ndërhyrje dhe dhënie ndihmë në raste aksidentesh etj.

Trajnerë janë oficerë të Shërbimit Zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit.  Asistent zjarrfikësit e parë do të certifikohen nga Akademia e Sigurisë, për të vijuar më pas, me trajnimin e shërbimit zjarrfikës të gjithë bashkive në vend.

Drejtoria e  Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, drejtohet prej muajt qershor nga Komisar Arben Cara.