Nis Forumi Ekonomik i Katarit në Doha

Forumi Ekonomik i Katarit, i mundësuar nga Bloomberg, filloi në Doha të martën me temën “Një histori e re globale e rritjes”. Veprimtaria do të diskutojë disa tema mbi energjinë, tregtinë ...
Nis Forumi Ekonomik i Katarit në Doha
Foto: Nis Forumi Ekonomik i Katarit në Doha

Forumi Ekonomik i Katarit, i mundësuar nga Bloomberg, filloi në Doha të martën me temën “Një histori e re globale e rritjes”.

Veprimtaria do të diskutojë disa tema mbi energjinë, tregtinë dhe teknologjinë me pjesëmarrës të nivelit të lartë, duke përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra dhe CEO.

Në ceremoninë e hapjes, Michael R. Bloomberg, themeluesi i Bloomberg LP dhe Bloomberg Philanthropies, tha se novatorët dhe udhëheqës nga 100 vende do të mblidhen në forumin vjetor.

“Ne do t’i hedhim një vështrim politikës globale dhe tregtisë globale nga perspektiva e vendeve që po rishkruajnë rregullat,” tha ai.

Pjesëmarrësit mblidhen së bashku për dialog, për të propozuar zgjidhje dhe për të përforcuar zërat e liderëve globalë që mendojnë përpara, shtoi ai.

Presidenti i Paraguajit Mario Abdo Benitez, Nana Addo Dankwa Akufo-Addo, presidenti i Ganës, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, kryeministër dhe ministër i jashtëm i Katarit, Irakli Garibashvili, kryeministër i Gjeorgjisë, Paul Kagame, president i Ruandës, dhe Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, janë mes pjesëmarrësve.