Nipi i tij u përfshi në atentatin ndaj prokurorit/ Reagon deputeti socialist Rrahman Raja

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ka sjellë arrestimin e disa të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje. Ditën e sotme policia njoftoi se u arrestuar shtetasi Redion Rraja, nipi i deput...

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ka sjellë arrestimin e disa të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ditën e sotme policia njoftoi se u arrestuar shtetasi Redion Rraja, nipi i deputetit Socialist, i cili po arratisej nga Shqipëria.

Pas arrestimit të nipit të tij, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti socialist, Rahman Raja. Ai ka deklaruar se nuk ka kontakt me nipin e tij, pasi nuk e di se ku banon. Më tej Rraja shprehet se drejtësia të bëjë punën e saj.

Deputeti socialist Rrahaman Rraja ka reaguar pas arrestimit të nipit të tij Redion

“Nuk e di ku jeton e ku banon s’ e kam idenë. Di që vitet e fundit ka hapur një biznes. Nuk kam komunikim të vazhdueshëm me të.

Unë sinqerisht jam shumë i qetë, përsa i përket veprës jam i shqetësuar sepse ndodhi atentat ndaj prokurorit ndaj drejtësisë. Jam i shqetësuar por personalisht jam i qetë se jam i ndershëm e s’kam asnjë lloj problematike. Lajmi e kam mësuar përmes medias, për mua është diçka shumë rëndë, por lajm i mirë është që nuk humbi jetën asnjëri.

Institucionet të bëjnë punën e tyre. Përsa i përket asaj si ndihem unë, them që jam shumë i qetë personalisht, gëzoj respekt dhe kam përkrahje masive në komunitet, jo vetem në Krujë. Unë jam një person që dua të bëj vetëm detyrën që të jem sa më afër halleve të njerëzve”,- ka thënë Rraja në një lidhje telefonike për News 24.

Kujtojmë se djali i deputetit Raja, dhunoi ish të dashurën e tij Xhisiela, e cila më pas e tërhoqi denoncimin. Ndërkohë që pak kohë më parë edhe nipi i tij dhunoi një grua pranë QSUT, i cili u procedua pasi videoja e dhunës u bë virale, por pastaj u lirua përsëri./old.apel.media