Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ka sjellë shoqërimin e dhjetëra personave të dyshuar në komisariat.
Pas hetimeve të policicë mësohet se është arrestuar shtetasi Redian Rraja, nipi i Rahman Rrajës, deputetit të Partisë Socialiste.
I riu, i cili nuk është një emër i panjohur për policinë, dyshohet që të jetë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Policia ka deklaruar se Rraja po tentonte të largohej nga Shqipëria, por është arrestuar në aeroport. Sipas informacioneve, ai është identifikuar pas hetimeve të policisë përmes ADN-së.
Kujtojmë se Redian Raja është bërë i njohur për policinë, pasi është përmendur në dosjen “Xhisiela”.
Ndërkohë që familja Raja është përfshirë herë pas here në ngjarje të ndryshme kriminale./apel.media