Nikollë Camaj: ‘Open Balkan’ është e papranueshme pa ndryshuar qasja e Serbisë ndaj Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj ka dalë kundër nismës “Open Balkan”. Në një deklaratë për mediat nga Shkodra, Camaj ka thënë se ‘Open Balkan’ nuk mund të bëhet pa...
Nikollë Camaj: ‘Open Balkan’ është e papranueshme pa ndryshuar qasja e Serbisë ndaj Kosovës
Foto: Nikollë Camaj: ‘Open Balkan’ është e papranueshme pa ndryshuar qasja e Serbisë ndaj Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj ka dalë kundër nismës “Open Balkan”. Në një deklaratë për mediat nga Shkodra, Camaj ka thënë se ‘Open Balkan’ nuk mund të bëhet pa ndryshuar qasje Serbia ndaj Kosovës. Ai gjithashtu ka shtuar se edhe po të ndryshonte raporti me Kosovën, shqiptarët duhet të maten mirë, nëse po futen në një Jugosllavi të re.

“Open Balkan” pa ndryshuar Serbia qasje ndaj Kosoves duhet te jete totalisht e papranueshme per shqiptaret dhe ne anen tjeter edhe po te ndryshonte ai raport, shqiptaret duhet te maten mire a mos po futemi ne nje Jugosllavi te re. Ëndërra shekullore e Serbisë është që të dalë në det për të kontrolluar detin. Serbia është fuqi ekonomike, është e vështirë që të jemi në konkurrencë në treg me mallrat dhe fuqinë ekonomike tyë Serbisë. Ajo që duhet të kemi parasysh, të gjithë shqiptarët që ja duan të mirën kombit është që pa ndërruar statutin ndaj Kosovës, një gjë e tillë mos të ndodhë fare”, tha Camaj.