Ngrohja globale, shtetet e G20 asnjë progres mbi paktin e Parisit

Sipas një analize të publikuar të merkurën asnjë nga fuqitë botërore përfshirë këtu dhe G20 nuk kanë një plan mbi ngrohjen globale që lidhet me marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 pavarësisht thirrjes së shkencëtarëve për reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshëm.

Mbikëqyrësit e CAT (Samiti për Klimën) analizuan politikat e 36 shteteve përfshirë këtu dhe 27 vendeve anëtare të BE ku zbuluan se ekonomitë kryesore nuk kanë reagur për të mbajtur nivelin e ngrohjes globale me 1.5 gradë. Këto vende së bashku bëjnë 80% të tyre.

Analiza përfshin gjithashtu dhe vendet me mbetje të nivelit të ulët ku u zbulua se Gambia është i vetmi shtet nga 37 të tjerët që ndodhet brenda normave “1.5 gradë”.’

Më shumë se 190 shtete ranë dakort gjatë marrëveshjes së Parisit për të limituar nga 2 në 1.5 gradë temperaturën globale post industriale. Shkenctarët shprehen se 2 gradë është gjendje kritike për ekosistemin natyror dhe do të sjell më shumë katastrofa atmosferike.

Raporti vjen në më pak se dy muaj nga diskutimi i koferencës së partive për ndryshimet klimatike të KB. Samiti i liderave mbi klimën raportoi për progresi pasi shumica e lidërave dhanë premtime ambicioze për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm gjatë diskutimit të zhvillur në prill nga Presidenti Biden.

“Në Maj pas Samitit për Klimën dhe dialogut të Petersburgut, ne konstatuam që ka një impakt pozitiv në lidhje me angazhimet e reja mbi klimën. Por që atëherë nuk ka ecuri të mirë në lidhje me diskutimet, nuk po ndërmerret asnjë veprim”, tha Niklas Höhne pjesë e Samitit për Klimën.

6 vende duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë një politikë praktikisht jo funksionale për të qëndruar në vijë koherente me planin 1.5 gradë. Targeti i MB është në këtë plan por praktikat e ndjekura nuk janë aspak funksionale.

Samiti e ka cilësuar ‘’joeficente’’ SHBA-në për marrëveshjen nën drejtimin e ish-Presidentit Trump i cili e përjashtoi vendin nga pakti pak para se të mbaronte mandatin.

Ndërkohë që gjatë këtij viti SHBA ka progresuar duke arritur në stadin pozitiv dhe ‘pothuajse eficent’. Të gjithë shtetet e dakordësuara duhet të paraqisnin planet e tyre deri në 31 korrik.

India, Arabia Saudite dhe Turqia janë shtetet që humbën afatin e fundit të 31 korrikut, ndërkohë Brazili dhe Meksika zgjodhën atë të 2015 përsëri. Rusia ndërkohë paraqiti një zotim bindës të shkruar por jo të arritur praktikisht. Shumë shtete paraqitën premtimet e tyre por pa rritur dhe rifreskuar synimet e tyre.