Ngjarja tragjike e 4 turistëve rusë në Qerret/ Dyshohet se janë përdorur agjent biologjik, Agjencia e Inteligjencës hyn në hetime

Për të zbardhur misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës, pritet të zhvillohet një eskperiment. Ngjarja po hetohet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa ndihmë është ...
Ngjarja tragjike e 4 turistëve rusë në Qerret/ Dyshohet se janë përdorur agjent biologjik, Agjencia e Inteligjencës hyn në hetime
Foto: Ngjarja tragjike e 4 turistëve rusë në Qerret/ Dyshohet se janë përdorur agjent biologjik, Agjencia e Inteligjencës hyn në hetime

Për të zbardhur misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës, pritet të zhvillohet një eskperiment. Ngjarja po hetohet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa ndihmë është kërkuar nga ushtria.

Në hetime do jetë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura. Përfshirja e kësaj angjencie vjen pasi nuk përjashtohen pasi ka dyshime se mund të jenë përdorur agjent biologjik ose kimik të jashtëm.

Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se, e për këtë shkak hetuesit kanë kërkuar ndihmën e Shtabit të Përgjithshëm, ku do të kryhet edhe një eksperiment në hotelin ku ndodhi ngjarja.