Ngacmonte seksualisht studenten/ Lirohet nga gjykata pedagogu Himci

Pedagogu Denis Himci do të hetohet në gjendje të lirë. Ai u arrestua pas një përgjimi të bërë nga emisioni investigatv Stop ku i kërkonte një studenteje favore seksuale, në këmbim të notave kaluese në...

Pedagogu Denis Himci do të hetohet në gjendje të lirë. Ai u arrestua pas një përgjimi të bërë nga emisioni investigatv Stop ku i kërkonte një studenteje favore seksuale, në këmbim të notave kaluese në provime.

Gjatë periudhës së paraburgimit, ai u ndje keq dhe u dërgua në spital pas problemeve me zemrën.  Sipas të dhënave  tensioni  i tij u rrit deri në shifrat 24, kjo bëri që Himci të dërgohej për kurim në spitalin e Elbasanit dhe më pas në QSUT. Ndërkaq që sipas burimeve sot mësohet se Himçi ka pësuar parainfarkt.

Në ambientet e spitalit, ai mësoi dhe masën e arrestit ndaj tij, me afat 10  ditë, vendim i dhënë në datën 20 shtator, teksa pas apelimit gjykata e la Himcin në arrest shtëpie.

Teksa sot Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë duke hequr edhe arrestin e shtëpisë për pedagogun duke “harruar” se ky i fundit akuzohet për: “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsion  pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Himci me sa duket ia hodhi sistemt të drejtësisë me një sëmundje kardiovaskulare,  që urojmë të jetë e vërtetë. Gjithashtu urojmë që kjo sëmundje të  pengojë Himcin në karrierën e tij si predator seksual i studenteve të pafata. /old.apel.media