Nga Zef Preçi/ Sikur lufta ndaj evazionit të ishte e vërtetë…

Ne foto: Zef Preci

Nga Zef Preçi

Personalisht nuk e njoh keqberesin e dyshuar ne fushen e importimit dhe tregtimit me shumice te medikamenteve mjekesore qe eshte ndaluar sot nga Policia “mbas nje viti hetimesh dhe duke perdorur metodat special”, sic thuhet rendom ne raste te tille. Kjo jo thjesht se mungesa e njohjes personale me ben me te pandjeshem ndaj humbjes se perkohshme te lirise nga iksi a ypsiloni, se ne te vertete mbetem shume me i ndjeshem ndaj arrestimit dhe denimit pa prova te kujtdoqofte, i njohur dhe i person privat apo figure publike. Por kete status po e shkruaj me nje qellim tjeter.

Shume mire qe policia disponon resurset e duhura dhe mbetet e angazhuar per te hetuar nje aktivitet te paligjshem, sic ishte dhe eshte kontrabanda e medikamenteve mjekesore. Mirepo ketu lind pyetja: perse te mos bashkepunojne agjencite shteterore per ta penguar kete aktivitet te paligjshem ne kohe reale, por gjurmohet nje vit rrjesht ky aktivitet qe ne fund te fundit ka sjelle disa miliona Euro mangut ne arken e shtetit dhe pop kaq miliona fitime te pamerituara, pra spekullim ne arken e biznesit qe e ushtronte kete veprimtari?
A ka ndonje shqiptar qe nuk e kupton edhe pa evidencen e policise se nuk mund te kete kontrabande ilacesh pa bashkepunimin e kontrollit doganor dhe te strukturave te tjera kontrolluese dhe monitoruese ne kufinjte e vendit? Po a mund te shiteshin keto medikamente pa rekomandimin, sado informal te mjekeve qe kane vizituar dhe vizitojne te semuret e panumert me Covid-19 dhe jo vetem? Nuk po flas per rrjetin e farmacive se ketu ka dale dicka, me sa duket nga pergjimet. Mirepo ne kete hallke duket se qendron edhe problemi kryesor i sistemit tone. C’fare kuptimi ka qe vendi yne po ben perpjekje per te hyre ne BE, ndersa standardet, duke perfshire edhe ato te ilaceve i ka ne nivel African, per te mos thene se vit mbas viti gjate gjithe dekades se fundit po i afrohet ketij te fundit. E kam fjalen per licensimin dhe kontrollin e medikamenteve mjekesore. Eshte kriminale qe ndersa popullsia pakesohet, shtohet konsumi i medikamenteve mjekesore dhe rritet kostoja e mbulimit te sherbimit mjekesor nga xhepat e popullsise. E kjo thuajse teresisht per shkak te lejimit te qarkullimit te medikamenteve te cfaredollojshme, te prodhuara ne vende “te botes se trete”, ndoshta edhe jashte protokolleve te mjekimit bashkohor. Nuk po flas per dhjetera te tilla qe lejohet te qarkullojne “pa zhurme”, por me norma te larta fitimi. Do te mjaftonte qe kuadri rregullator te amendohej per lejimin e importimit dhe te prodhimit ne vend vetem te medikamenteve mjekesore humane dhe veterinare me parametra perkates qe autorizohen dhe prodhohen ne vendet e BE dhe te ndaloheshin importet e sotme nga India, Kina apo paketimet e ketushme te dyshuara per cilesi te uleta, etj., qe te mbrohej e forcohej shendeti i qytetareve dhe kafsheve te punes e te prodhimit…
Pyetja tjeter, a do te krijohet ndonjehere tregu i sherbimeve mjekesore tek ne apo do te vazhdoje procesi i tkurrjes se sherbimit publik ne favor te zgjerimit te atij privat, gjendja e llojit monopol edhe/ose oligopol ne sherbimin privat mjekesor, hemorragjia e largimit te personelit mjekesor drejt Gjermanise dhe vendeve te Perendimit, mungesa e kultures mjekesore ku farmacistet shesin medikamentet mjekesore me lehtesine qe perimeshitesi te ofron mallin e tij? Ku jane projektet e promovuara me zhurme te recetes elektronike, per te cilin u shpenzuan miliona Euro, etj?
Se fundi, ne nje plan me te gjere, eshte ne interesin publik qe me forcen e ligjit te goditet kontrabanda, duke perfshire edhe ate te medikamenteve mjekesore, por ne cdo rast mendja me thote se demi qe i vjen ekonomise sone kombetare dhe xhepave tane si konsumatore apo paciente eshte shume me i vogel nga grabitja qe te tille operatore bejne permes sistemit te tenderimit, dmth “me ligj”. Burime te besueshme te gazetarise investigative, por edhe raporte te ndryshme studimore kane provuar se nje numer tenderash ne emergjence gjate dy-tre viteve te fundit jane kryer ne shkelje te konkurrences, kane ofruar medikamente dhe pajisje me cmime marramendese dhe gjeresisht te dyshuara për korrupsion, jane “fituar” nga oligarke dhe kompani ne pronesi te dyshimte per lidhje te forta politike brenda dhe jashte vendit deri edhe me Ndragheta-n… Po per kete kategori a jane kryer apo po kryhen hetime nga policia dhe agjencite e tjera ligjezbatuese? Apo aty ku ka norme te larte fitimi dhe interesa politike, keto agjenci nuk afrohen dot…