Nga Zef Preçi/ A po ju nënshtrohet qeveria oligarkëve të sportit?

Nga Zef Preçi- Analist i ekonomisë

Te jemi te qarte qe ne kyre te heres. Cfaredo lehtesie fiskale sic eshte edhe pershkallezimi ne sistemin e tatime-taksave apo me keq akoma ulja e TVSH ne vendet me institucione te dobeta ligje-zbatuese si vendi yne, shoqerohet me rritje te nivelit te informalitetit, rritje te korrupsionit dhe evazionit fiskal. Kjo eshte nje dukuri e kritikuar si nga ekspertet vendas ashtu edhe nga FMN qysh se u ndryshua sistemi fiskal duke kaluar nga taksa e sheshte ne “taksimin e ndershem” qe eshte fuqi sot. Per me teper qe qysh prej asaj kohe rezultatet kane qene kunderproduktive, dmth eshte shtuar arbitrariteti fiskal, korrupsioni ne administraten tatimore si dhe eshte rritur informaliteti ne vend qe ulej sic ishte premtuar, pa folur edhe per dukuri te tjera qe lidhen me rritjen e dukshme numerike te firmave, por qe nuk ndikojne ne shtimin e te hyrave buxhetore, por edhe me fenomene deformuese te tilla si moszhvillimi apo rritja e biznesve “te vogla” per t’u bere “te mesme”, e atyre “te mesme” per t’u bere “te medha”, etj.

E tani vijme te ulja e TVSH per sportet nga 20% (sic do produkt tjeter) ne 6% (nivel favorizues) qe u percoll si sihariq nga Ministrja e Financave dhe Ekonomise. Sic dihet, Nga 1 janar 2019 .

•             furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve në strukturat të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit;

•             furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;

•             furnizimin e mjeteve të transportit publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik, është 6% deri në datën 31 dhjetor 2021. Nga data 1 janar 2022 shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar që aplikohet për këtë furnizim do të jetë 10%;

•             furnizimin e librave të çdo lloji.

Dmth pervec favorizimit te natyrshem te turizmit, botimeve dhe transportit publik, kesaj radhe favorizimi jo-rastesor po i behet sektorit te sporteve mbas atij te propagandes (reklamave me mas-medias audio-vizuale). Por kjo mendoj se eshte e padobishme per ekonomine tone kombetare, per nje numer aresyesh.

Se pari, qenia ne nje vit krize ne nje ekonomi qe pritet te pesoje nje recension te thelle prej 9-10% gjate vitit ne vijim nuk e justifikon nje mase te tille favorizuese te palidhur me zgjerimin e punesimit, me futjen ne shfrytezim te ndonje pasurie apo me rritjen e fuqise konkurruese te ekonomie sone kombetare apo me ndonje perafrim legjislacioni fiskal me BE-ne apo me vendet e rajonit.

Se dyti, nese ndokush mendon se duke bere favorizime te tilla do te ule evazionin fiskal te njohur ne kete sektor, mendoj se ka gjetur rrugen e gabuar. Ky evazion lidhet me dobesite menaxheriale te tij, me pervojat e demshme te trasheguara, me perfshirjen e politikaneve dhe te  ish-politikaneve ne uzurpimin e segmenteve te ndryshme te sportit, me presionin e parave te pista qe pastrohen ne kete sektor, etj.

Se treti, ndermarrja e nje nderhyrjeje te tille favorizuese me pasoja ne buxhetin e shtetit ne mes te vitit meriton te shihet ne nje kontekst te forte leshimesh ndaj aktoreve dhe faktoreve te fushates zgjedhore te 2021 qe tashme ka filluar. Ne kete kendveshtrim eshte e papranueshme.

Se katerti, nese besojme deklarimet zyrtare te zt. Rama mbi rritjen e afert te premtuar te pagave per punonjesit e shendetesise, duhet thene se kjo fushate “nderesh” me theks te forte elektoral me parate e buxhetit ka rrezik te zgjerohet me tej, duke demtuar keshtu te ardhurat ne nje kohe qe borxhi publik po merr permasa te frikshme.

Se pesti, ulja e TVSH nuk eshte aplikuar as futjen e teknologjive bashkohore, as per pajisjet mjekesore, as per shkencen dhe novacionet ne te cilet vendi eshte ne nivelet me te uleta jo vetem ne rajon por edhe ne krahasim me periudhat e meparshme kur ekonomia jone ka qene edhe me e varfer dhe me e pazhvilluar se sot.

Pavaresisht kesaj, kjo mase ka edhe dicka pozitive: sherben si argument per thenien e Benjamin Disraeli-it, politikanit konservator Britanik te para dyshekujve, se “te taksosh komunitetin per t’i krijuar avantazhe nje klase te caktuar nuk eshte mbrojtje, por grabitje”.