Nga Ylli Asllani: Sot ditëlindja e Ismail Kadaresë!

Bashkë me urimet më të mira për jetë të gjatë e të begatë, po sjell momentet pikante te nderimit qe i ofroi bashkia e vendlindjes, në ndërrimin e shekujve me titullin “Nderi Gjirokastrës” me motivacio...
Nga Ylli Asllani: Sot ditëlindja e Ismail Kadaresë!
Foto: Nga Ylli Asllani: Sot ditëlindja e Ismail Kadaresë!

Bashkë me urimet më të mira për jetë të gjatë e të begatë, po sjell momentet pikante te nderimit qe i ofroi bashkia e vendlindjes, në ndërrimin e shekujve me titullin “Nderi Gjirokastrës” me motivacionin:

“Si talenti me brilant i Letersise shqiptare, vepra e të cilit e rendit Shqiperinë në mënyrën më dinjitoze në trashëgiminë e kulturës evropiane dhe botërore.
Përjetësia e krijimtarisë së tij garanton në mënyrën më elegante përjetesinë e vlerave të Gjirokastrës, e cila e lindi dhe që ai e përshkroi me aq art e dashuri.
Krijimtaria publicistike, filozofike, letrare e tij i ofron publikut interpretimin më të mirë të vlerave që burojnë nga mendimi i lirë dhe demokratik, sensi i progresit dhe kurajoja qytetare”.

Ndërkohë, për mua fjala përshëndetëse e Kadaresë në këtë ceremoni ngelet aperceptimi më brilant për vendlindjen tonë të përbashkët, Gjirokastrën.

“Jam shumë i prekur dhe shumë i nderuar për titullin e lartë që më jep qyteti imi lindjes.
Këto janë fjalë që zakonisht thuhen në raste të tilla, por duhet të më besoni, se në këtë rast une kam ndjesinë dhe shijen se po i them për herë të parë.
Kjo vjen, sepse të gjitha nderimet që mund të ketë një shkrimtar, nderimi në vendin e vet, ose ne vende te tjera kanë dicka të mangët nëse mungon ai, nderimi fillestar, mungon vlerësimi i qytetit, i vendit ku ai ka parë per herë të parë botën me sy.
Qyteti i imi dhe i juaji njëkohësisht, më dha mua vizionin e parë të botës, më dha përfytyrimin artistik të saj, më mësoi ta shikoj, ta dëgjoj dhe ta shkruaj rremujën e kësaj bote, pamje te saj, dramen e saj.
Per Gjirokastren qytetin tone jane thene shume vleresime, jane thene shume fjale, jane bere shume metafora dhe figura, une do te shtoja dhe nje gje qe me duket se, ose e kam pershtypjen, nuk eshte vene ne dukje:
Gjirokastra, si rralle kush qytet ne Ballkan, jo vetem ne Shqiperi por ne tere gadishullin e Ballkanit, ka nxjerre, ka lindur ka prodhuar qytetare, sepse qytetaret jane per fat te keq shume te rralle. Kane qene dhe mbeten ende sot. Historia e Ballkanit, historia qe vazhdon ende sot po e tregon kete gje.
Pra, ky qytet i vogel me keto shtepi te medha e te ftohta, vertet i ka dhene botes shqiptare dhe te gjithe botes ballkanase nje sasi te madh qytetaresh, qe rralle qytet ne bote mund ta kete prodhuar, per ato permasa qe ka ai dhe kjo eshte nje gje e mrekullueshme, per nje qytet te prodhoje ate qe e dikton dhe emri i vet, pra, te prodhoje qytetare.
Dy nga qytetaret qe marrin bashke me mua sot vleresimin tuaj te larte, gjuhetari i madh Eqerem Cabej dhe shkrimtarja e shquar dhe e persekutuar mizorisht gjate ketij gjysme shekulli Musine Kokalari, dy bashkeqytetaret e mi qe une i njoh dhe i cmoj shume, dua t’u falenderoj edhe njehere te gjithe ata qe moren kete nisme, Bashkine e qytetit, dashamiresit e artit e te kultures te gjithe qytetaret e Gjirokastres qe e mbajne gjalle qytetarine e saj”