Nga Vjoldi Danaj/ Ndryshimi ligjit mbi taksimin e të ardhurave, dëmton formalizimin fiskal

Ndryshimi i ligjit mbi taksimin  e të ardhurave personale rrezikon të japë efektet e kundërta të asaj që pritet.

Ky ligj mund t’i shtyjë sipërmarrjet që të ulin deklarimet e pagave për punonjësit, duke bërë që të rriten pagat në të zezë dhe të rritjet evazioni.

Në këtë moment të vështirë që gjendet ekonomia e vendit, do të ishte më me vend, sikur të ndërmerreshin politika që kanë si objektiv nxitjen e konsumit dhe qarkullimin e ekonomisë.

Ky ligj rrezikon të sjelli një ulje të ndjeshme të konsumit dhe si rrjedhojë edhe mbylljen e disa mikrobizneseve që për efekte zinxhir mund të sjell një rritje të numrit të papunësisë dhe rritjen e mëtejshme të emigracionit.

Një skenar i till do të ishte vrasës për eknominë e brishtë Shqiptare. Kemi nevojë për politika makroekonomike dhe strategji afatgjata të qarta për zhvillim të qëndrueshëm.

APEL: Ndryshimi i ligjit mbi taksimin  e të ardhurave personale, do të mund të krijojë akoma më shumë mendim abuziv për shpëtim nga taksimi për qytetarët duke zgjeruar korrupsionin e dyfishtë, si nga tatimpaguesi në bashkëpunim me punëmarrësin por edhe nga vetë administrata tatimore në terren./apel.media

 

 

Bottom of Form