Në fakt kapja e Gjykatës Kushtetuese është një garë për jetë a vdekje mes oktapodëve politikë, të dukshëm e të pa dukshëm, atyre që “lundrojnë në ujra të cekta, apo të thella”.
Më së shumti “pushteti” mbi të pra Gjykatën Kushtetuese, do t’i interesonte cilitdo qoftë kryeministrit aktual që kërkon të faktorizojë gravitetin e tij politik edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar për reformat e papërfunduara, por më së shumti Presidentit, I cili me konfigurimin e saj, mund ta ketë punën pisk në krye të Presidencës.
Sekretari I Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, la të kuptohej se mazhoranca e cila qeveris e vetme, kjo falë edhe kryetarit të PD Lulzim Bashës, është e vendosur për shkarkimin e Presidentit Meta, por po presin raportin final të specialistëve të bazuar në raportin e Venecias për shkeljet kushtetuese.
Maxhoranca që qeveris e vetme është e vendosur në qëndrimin e saj se Presidenti, ka shkelur Kushtetutën me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, e për këtë arsye e të tjera si këto, Presidenti duhet shkarkuar.
Madje maxhoranca që qeveris e vetme falë Lulzim Bashës, e ka të deklaruar se është në pritje të një raporti që duhet të përfundojë Komisioni Parlamentar, sikurse pritet edhe raporti nga Komisioni i Venecias, në lidhje me shkeljet kushtetuese të Presidentit.
Por socialistët e dinë mirë, se fjalën e fundit, do t’a thotë Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë është loja “për jetë a vdekje politike” për Presidentin Meta.
Afati i komisionit hetimor për Presidentin, përfundon në 8 Dhjetor 2019,vetëm varet nëse ndonjë “pazar” i momenteve të fundit, do të zbraps maxhorancën e majtë, nga vendosmëria për t’i shkuar deri ne fund, shkarkimit të Ilir Metës President ?/ apel.media