Nga Valbona Mezini, Pazari Basha-Rama uli dyshen në tryezë, në plan të parë interesat e tyre, në plan të fundit ato të shtetit dhe shqiptarëve

Teksa Luli betohej se me Ramën Kryeministër nuk hynte në zgjedhje dhe me hajdutët nuk ulej në tryezën e diskutimeve të Reformës Zgjedhore, papritur pikërisht një ditë pasi Gjykata mbylli çështjen e tij për akuzat që i bënte Departamenti Amerikan i Shtetit Bashës, për pastrim parash me Rusët dhe lobim me para të pista, ky i fundit papritur mblodhi Hale-atët të gjithë këta hajdutë pushtetesh duke deklaruar se po ulet në një tryezë të dakortësisë dhe jo reformës.  Në fakt këtu ka të drejtë sepse për Lulin nuk mund të ketë reformë për ndryshim sistemi ka vetëm një “refomë” atë sesi do ndahet plaçka për pushtet apo siç ai e quan atë të dakortësisë sesi do administrohet proçesi zgjedhor.

Në fakt as Rama nuk e do ndryshimin e sistemit dhe këtu si Luli edhe Edi janë dakord. Damian Gjiknuri tha pas përfundimit të tryezës se nuk ka asnjë institucion të huaj, të imponojë politikën shqiptare se çfarë sistemi politik do të implementojë duke dalë hapur me qëndrimin e maxhorancës se sistemi politik nuk ndryshon. Këtë lajmëroi edhe Luli sapo erdhi nga pushimet në “Ibiza” ku edhe me gjasa mori “ok” nga kundërshtari politik se nuk do prekej ndaj akuzave të Departamentit Amerikan të Shtetit për aferat me rusët të cilat mediat ja kanë zbardhur e tundur çdo ditë.

Luli mbajti gjatë në kohë ngërçin politik pikërisht për këtë moment , për një Pazar të mundshëm në këmbim të akuzave amerikane.

Fati i Shqipëri në pazare persoanle !

Ndërkombëtarët kërkojnë që Shqipëria sipas të gjitha rregulla të shmang konfliktin politik të brendshëm, pasi vendi për kauza gjeopolitike, duhet të hapë urgjent negociatat me BE.

Jo më larg se sot, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në seancën plenare të Parlamentit Europian tha se BE duhet t’i përmbushë të gjitha premtimet e bëra ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit dhe se muajt e ardhshëm janë vendimtarë sa i përket këtij aspekti.

Pra BE kërkon urgjent sheshim të konflikteve dhe këtë ja njeh si meritë Edi Ramës. Ndaj edhe Lulit i erdhi topi tek këmbët.

Ursula: “Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen.

Sipas saj duhet mundësuar nisja e negociatave  të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këto vende i kanë përmbushur obligimet e tyre.

Para samitit të Kroacisë në Mars, duhet të ketë sheshuar çdo mosmarrëveshje politike, Shqipëria

Kaq duan të huajtë, dosja e politikës shqiptare duhet të jetë vetëm ajo e një historie pakënaqësisht të së shkuarës.

Në këtë fazë të zhvillimeve gjeopolitike rajonale të Ballkanit Perëndimor, ata- ndërkombëtarët, pak duan të dinë si quhen kryetarët e partive politike shqiptare, ata duan ligjësitë të përmbushen por në këtë fazë, zgjidhja për Shqipërinë është thjesht të lihen mënjanë ngërçet politike.

Ndërsa një fazë e dytë do të jetë ajo se kush janë Kryetarët e partive dhe çfarë historiku kanë me shtetin dhe institucionet.

Mbetemi tek faza e parë, ajo që Shqipëria të ketë tejkaluar ngërçin e politikës.

Sot më shumë se kurrë kur Luli dhe Edi punojnë për veten e tyre dhe jo për institucionet, demokracinë dhe lirinë ekonomike që përbëjnë në kompleks mirëqenien e shqiptarëve, lipset që të krijohet një gravitet i ri politik i së djathtës së vërtetë, me të rinj apo me figura të pakonsumuara në kupolat e mitmarrjes dhe firmosjes së tenderave dhe PPP-ve.

Figura që nuk kanë qenë kurrë ministra apo kryeministra, personalitete të parimeve dhe argumentit të fjalës së lirë dhe pa interesa biznesesh miliarda e miliona euroshe mbi kurriz. Njerë të tillë Shqipëria ka me bollëk mjafto që këta të grupohen duke lënë mënjanë ndasitë dhe egoizmat dhe duke sjellë një alternativë sesi dhe çfarë sistemi politik i duhet vendit që të shpëtojë nga mamuthët dhe dinozaurët politik që po ulen tryezave vetëm për pazaret personale dhe mbajnë të bllokuar sistemet politike që favorizojnë korrupsionin./apel.media