Nga Valbona Mezini

Dëbimi i shqiptarëve të Shqipërisë, nga mungesa e politikave eficiente në vend, si dhe nga fundosja e ekonomisë, duhet të jetë shqetësimi më I madh për cilindo politikan shqiptar. Eurostat pak ditë më parë bëri me dije se çdo muaj rregjistrohen 2000 kërkues azilantë vetëm nga Shqipëria, numër ky më i madh edhe krahasuar me vendet në luftë si Siria.

Numrin më të madh të kërkesave të shqiptarëve, e rregjistron Franca. Çdo muaj janë 4335 shqiptarë që kërkojnë azil në këtë shtet. Më pas renditet Anglia, Gjermania dhe Irlanda. 70 % e azilkërkuesve janë nën moshën 34 vjeç, çka nënkupton se politikat e qeverisë për t’u dhënë shqiptarëve shpresën kanë dështuar.

 Largimit në masë nga Shqipëria nuk i kanë munguar edhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Sipas Eurostatit janë rreth 2815 të rinj çdo muaj që largohen nga Shqipëria. Nëse do të krahasojmë shtesat e popullsisë shqiptare që nga viti 1990 deri në vitin 2018 për nga lidshmëria vihet re se shtesat e popullsisë shqiptare kanë rënë në mënyrë drastike, çka rrezikon seriozisht në dekadat e ardhshme shuarjen e rracës shqiptare. Në vitin 90 lindshmëria në Shqipëri ishte mbi 60 mijë bebe çdo vit, ndërsa dukshëm ky numër ka ardhur vetëm në rënie për disa faktorë ekonomiko-demografikë, por më së shumti si rezultat i emigracionit. Në vitin 2018 numri i lindjeve rregjistrohet në mbi 10 mijë çdo vit. Sipas Eurostat nëse shpërngulja e shqiptarëve drejt vendeve të BE do të vijojë me këto ritme, atëherë do të Shqipëria rrezikon të jetë plakur dhe popullsia shqiptare do të jetë drejt vdekjes. Ky është alarmi më i madh që duhet të lërë pa gjumë jo vetëm politikanët por më së shumti shoqërinë civile./apel.media